22:46 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gucati: Veteranët e UÇK-së nuk luftuan që xhandarmëria serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë

Gjatë ditës së sotme xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, e në lidhje me këtë ka reaguar kreu i OVL-UÇK-së,  Hysni Gucati.

Ai thotë se është turp që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Gucati shton se veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë.

Është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përseriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi!”, ka shkruar ai./Indeksonline/