75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

Guehi tregon se si u rrëzua bashkëlojtari i tij nga biçikleta dhe filloi të qeshte

Kombëtarja e Anglisë barazoi pa gola në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024 ndaj Sllovenisë.

Pas ndeshjes, Gareth Southgate i lejon lojtarët e tij të bëjnë disa xhiro me biçikletë, shkruan Indeksonline

Por, kjo nuk shkoi mirë – pasi ylli i “Tre Luanëve”, Anthony Gordon u rrëzua dhe pësoi disa lëndime të lehta trupore.

Futbollisti i Newcastle Unitedit mori disa lëndime, por që sot u rikthye në stërvitje duke u bërë gati për ndeshjen e ardhshme.

Në konferencë për media, Marc Guehi u pyet nga gazetarët mbi gjendjen e futbollistit.

Ai filloi të qeshte: “U rrëzua nga biçikleta”.

Kujtojmë që në raundin eliminim/direkt në Euro 2024, Anglia do të luaj ndaj Sllovakisë./Indeksonline/