75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Guendouzi bëhet me skuadër të re

Matteo Guendouzi do të jetë futbollist i ri i Olimpik Marsejit. Mesfushori i Arsenalit ka arritur marrëveshje sot me gjigantin francez dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

Bashkë me Guendouzi, Marseji sot do të zyrtarizojë edhe portierin e Romës, Pau Lopes.

Guendouzi nuk bën pjesë në planet e Artetas dhe për këtë skuadra angleze ka vendosur vetëm huazimin e tij.

Guendouzi pati një edicion jo të kënaqshëm në Bundesliga te skuadra e Herthas./Indeksonline/