75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Guerot e mbështet qëndrimin e BE-së: Mediat janë pjesë e një demokracie funksionale

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka mbështetur deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për dënimin e sjelljeve dhe gjuhës së përdorur nga Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave dhe AGK-së.

Guerot, me anë të një postimi në platformën X, e ka rishpërndarë qëndrimin e BE-së, dhe është shprehur se e mbështet këtë qëndrim.

“Mbështes plotësisht deklaratën e BE-së. Mediat janë pjesë e një demokracie funksionale”, ka thënë Guerot.