75 Mall Live Search
14:34 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / FR

Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris: Gati për të vazhduar tutje raportin Francë-Kosovë

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.

Guerot ka thënë se në Konferencë kanë dëgjuar fjalime inspiruese nga presidenti Macron dhe se po kthehet në Kosovë i gatshëm për të vazhduar tutje bashkëpunimin me Kosovën në vitin 20225.

“Duke u larguar nga #Paris nga aeroporti ikonik #cdg 1 përsëri në #Prishtinë pas Konferencës vjetore të Ambasadorit me fjalime frymëzuese nga@EmmanuelMacron@bayrou@jnbarrotdhe shumë takime me kolegë. Gati për vazhdimin e bashkëpunimit në vitin 2025”, ka shkruar ambasadori Guerot.