Gueye i kërkon falje bashkëlojtarit të tij pas përleshjes mes tyre në ndeshjen ndaj Unitedit
Evertoni mbrëmë ka mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford”.
“Blutë”, fituan me rezultat minimal 0-1 pas golit të Dewsbury-Hall duke fituar në këtë stadium për herë të parë.
Mirëpo vëmendja në këtë ndeshje ishte tjetër ku.
Kjo për shkak se dy lojtarët e Evertonit, Michael Keane dhe Idrissa Gueye u përleshën mes vete me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq.
Gueye, në faqen e tij në “Instagram”, i kërkoi falje publike Keane
“Dua t’i kërkoj falje së pari shokut tim të skuadrës Michael Keane. Marr përgjegjësi të plotë për reagimin tim. Gjithashtu u kërkoj falje shokëve të ekipit, stafit, tifozëve dhe klubit. Ajo që ndodhi nuk pasqyron kush jam unë apo vlerat që përfaqësoj. Emocionet mund të jenë të larta, por asgjë nuk e justifikon një sjellje të tillë. Do të sigurohem që kjo të mos ndodhë më kurrë”, shkroi Gueye në faqen e tij në “Instagram”./IndeksOnline/

