75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / G T

Gueye pensionohet përkohësisht nga Senegali, kjo për shkak të trajnerit!

Mesfushori i Senegalit, Pape Gueye, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes dramatike 3:2 ndaj Belgjikës, e cila i dha fund rrugëtimit të Kombëtares së tij në Kupën e Botës.

Përmes një reagimi publik, Gueye njoftoi se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Senegalit për aq kohë sa stafi aktual teknik do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit, shkruan Indeksonline

“Do të rikthehem më vonë për të thënë disa fjalë lidhur me eliminimin, por sot po njoftoj se, për aq kohë sa ky staf teknik të mbetet në detyrë, unë do të bëj një pushim nga kombëtarja”, shkroi ai.

Deklarata e 26-vjeçarit vjen menjëherë pas eliminimit të Senegalit nga Kupa e Botës, duke lënë të kuptohet se ai ka pakënaqësi me drejtimin e Kombëtares./Indeksonline/