75 Mall Live Search
10:06 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Guler pas eliminimit të Turqisë: Jemi të zhgënjyer dhe ndihemi të turpëruar, u kërkojmë falje..!

Arda Guler ka folur pas eliminimit të Turqisë në Kupën e Botës, ku mbrëmë pësuan humbjen e dytë radhazi, duke u mposhtur nga Paraguai, me rezultat 1-0.

Ai tha se janë të zhgënjyer dhe ndihen të turpëruar për dy humbjet radhazi, ndaj Australisë dhe Paraguait, shkruan IndeksOnline.

Guler ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Turqisë derisa premtoi se do të bejnë më shumë në turnetë e ardhshëm, në menyrë që njërzit të harrojnë sa më parë këtë eliminim.

“Sinqerisht, nuk ka shumë për të thënë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe ndihemi të turpëruar. U kërkojmë falje të gjithë njerëzve tanë. Ndoshta u dhamë shumë shpresë, por nuk mundëm ta realizonim.

Inshallah, në turnetë e ardhshëm, do të bëjmë shumë më mirë. Sa për mua, gjatë gjithë karrierës sime në ekipin kombëtar, do të bëj gjithçka që mundem që njerëzit ta harrojnë këtë turne.

Ne luajmë për klube shumë të mëdha, kështu që duhet ta kishim treguar këtë në fushë. Nuk arritëm të shënonim në dy ndeshje kur duhej të fitonim. U kërkojmë falje të gjithë njerëzve tanë.

Nuk mendoj se kishte ndonjë problem në këtë drejtim. Thjesht nuk mundëm të performonim në fushë. Thjesht nuk mundëm ta bënim. Po, dështuam. Krijuam raste edhe sot, por nuk mundëm të shënonim. Pësuam një gol shumë herët, gjë që nuk ishte kurrë pjesë e planit.Duam të bëjmë gjithçka që mundemi që njerëzit ta harrojnë këtë turne.”, ka deklaruar Arda Guler./IndeksOnline/