Gundogan i jep sinjalin e parë Barcelonës: Është bukur…!

Një nga objektivat prioritare të Barcelonës për këtë merkato, Ilkay Gundogan ka thyer heshtjen ndaj thashethemeve që e lidhin atë me Barcelonën.
Mesfushori i Manchester Cityt e ka lavduar qytetin e Barcelonës duke dhënë sinjale për një afrim të mundshëm.
“Asnjë vendim nuk është marrë ende, jam ende në proces të vendosjes për të ardhmen time. Ajo që mund të ju them tani është se Barcelona është një qytet i bukur. Kishte kontakte me Borussia Dortmundin, përmes Sebastian Kehl dhe agjentit tim, por nuk jam i interesuar të kthehem në Bundesligë” ka thënë Gundogan./Indeksonline/