75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 20 Gusht 2024 / LB

Gundogani mund të kthehet te Man. City

E ardhmja e Ilkay Gündoganit në Barcelonë është aktualisht në ajër.

Pavarësisht se mesfushori gjerman ka një kontratë me Barçën deri në qershor të 2025-s dhe të afërmit e tij sigurojnë se Gündogani nuk ka ndërmend të largohet, e vërteta është se pasiguria rreth gjermanit vazhdon të rritet.

Sipas Catalunya Ràdio në programin e saj TdT, duke cituar burime të Barçës, Gündogani thuhet se i ka kërkuar klubit të largohet dhe se ditë më parë ai kontaktoi Manchester Cityn – ekipin e tij deri në verën e kaluar – për të deklaruar rikthimin e tij në Ethiad Stadium.

I njëjti informacion detajonte se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të ishte e hapur për të përfunduar operacionin për të rikthyer Gündogan, një sezon pasi ai u largua.

Paraqitja e fundit e gjermanit me “qytetarët” ishte finalja e Champions League 2022-2023 kundër Interit, ku luajti 90 minutat dhe ngriti trofeun si kapiten i skuadrës së Mançesterit, përcjell vizionplus.

Në fakt, “qytetarët” u përpoqën të mbanin Gündoganin deri në momentin e fundit, por gjermani më pas zgjodhi të nënshkruajë me Barçën.