Gundogani përshëndetet me miqtë në Barcelonë

Ilkay Gundogan është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij në Barcelonë.
Mesfushori gjerman ka vizituar miqtë e tij këtë mëngjes me të cilët është përshëndetur për të fundit herë, teksa është në pritje të dokumenteve të plotësuara prej ekipit, shkruan Indeksonline.
Gundogani po rikthehet në Manchester City, si transfer i lirë, teksa nuk ka pranuar të marrë edhe rrogën dyvjeçare të mbetur në kontratën që nënshkroi me Barcelonën, sezonin e kaluar.
Gundo u mirëprit në City, me Guardiolën që i tha menjëherë “Po” agjentit të tij në Britani.
Gjatë një sezoni në Barcelonë, Gundogani u inkuadrua në 51 lojë, duke shënuar 5 gola.
Ai po përfundon aventurën e shkurtër me katalanët, në mesin e krizës së ekipit për të regjistruar lojtarë të rinj./Indeksonline/