20:59 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

‘Gurbetqar emrin e kam’ thotë Shyhretja në këngën e re

Këngëtarja Shyhrete Behluli këtë fundvit ka ardhur edhe me një këngë të re.

Pikërisht kur Diaspora është temë bisede në audiencën shqiptare, ajo ka shfrytëzuar momentin që ta lansojë këngën ‘Gurbetqar emrin e kam’, shkruan Indeksonline.

Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Shyhretja në bashkëpunim me Abaz Selmanin, ndërsa këngëtarja mori pjesë edhe në krijimin e melodisë së këngës bashkë me Miti Gecin, i cilin është kujdesur për orkestrimin.

‘Gurbetqar emrin e kam’ u finalizua edhe me videoklip./Indeksonline/