Gurët mbulojnë rrugët e Gorës (Video)
Gjendja e rrugëve të Gorës përmes së cilës qytetarët dalin në Han të Elezit e në Maqedoni është jo e mirë.
Kjo pasi pjesa lartë është shembur dhe gurët kanë përfshirë rrugët të cilën e frekuentojnë qytetarët me veturat e tyre.
Në një video të cilën e ka dërguar një lexues i Indeksonline, rrugët e Gorës janë të mbuluara me gurë teksa andej kalojnë veturat.
Kjo po shqetëson udhëtarët pasi përveç dëmtimeve në veturë, gjendja rrugës paraqet rrezik edhe për sigurinë e tyre.
Shihni më poshtë videon e cila tregon më së miri gjendjen e kësaj rrugë./Indeksonline/