75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / k.v

Gurëzat në dhëmbë shkaktojnë acarim të mishit

Gurëzat në dhëmbë janë përgjegjësit kryesorë për acarimin e mishrave.

Tek një pacient që gëzon shëndet të plotë, që nuk merr medikamente shtesë për një sëmundje të caktuar, arsyeja numër 1 nëse nuk ka faktorë të tjerë ndikues, janë gurëzat.

Ata mund të jenë vendosur mes dhëmbit dhe mishit çka më pas ka shkaktuar acarim.

Dr. Odeta Shehu Kokona, dentiste rekomandon se duhet një vizitë tek mjeku kur gurëzat shfaqen.

Gurëzat mund të jenë akumuluar vit pas viti dhe tashmë krijojnë djegie e probleme të tjera./Indeksonline/