Guri akuzon VV-në për nepotizëm,thotë se motra e deputetit Zyba është pranuar në Ministrinë e Drejtësisë

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri ka akuzuar partinë në pushtet për nepotizë. Ai ka thënë se motra e deputetit Sali Zyba është pranuar në Ministrinë e Drejtësisë.
‘’Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar. Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë.Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime’’, ka shkruar Guri.
Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë një nga një e deri te i fundit, ka shtuar Guri./Indeksonline/