75 Mall Live Search
12:25 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Guri: LVV s’ka interes për zhbllokimin e situatës, shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese.

“Është e papranueshme që për herën e 32-të nuk mund të konstituohet dhe të zhbllokohet kjo situatë. Kryeministri në detyrë, përveç që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, tashmë nuk ka interes as në pjesëmarrje në seancë. Është jashtëzakonisht shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë”, ka thënë ai.