75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Gurvenatori i BQK-së: Parashihet të ketë rënie ekonomike në 7.2 %

Sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19 është stabil, likuid, mirë i kapitalizuar dhe me afarizëm pozitiv, kështu tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti në një konferencë shtypi.

Guvernatori Mehmeti ka siguruar se sistemi financiar është i sigurt me sistem efektiv të kontrolleve të brendshme.

Ai tha fitimi i bankave komerciale në këtë kohë të pandemisë është 58 milionë euro.

Derisa pyetjes së gazetarëve për rastin e humbjes së dy milionë eurove, guvernatori tha se ka qenë transfer i rregull dhe BQK-ja nuk mban përgjegjësi.

“Pasojat ekonomike janë evidente, parashikimet e rënies ekonomike për 2020 janë 7.2 për qind. Remitancat këtë viti kanë shënuar 608 milionë euro të hyra”, tha ai.

Ai theksoi se çdo ditë vonesë për miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ka pasoja të mëdha.

“Është shqetësuese mosmiratimi i Planit të rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Mehmeti.