Guti në mbështetje të Xabi-t Alonsos: Ka karakter, lutem që Perezi t’i japë mundësi…!
Legjenda e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, Guti Haz ka folur për trajnerin Xabi Alonson dhe ndeshjen e sotshme ndaj Manchester Cityt.
Guti shpreson që presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez t’i japë mundësi Xabi Alonsos edhe më shumë, shkruan Indeksonline
“Te Real Madridi sezonet janë shumë të gjata. Shpresoj që Florentino t’i besojë atij dhe ai të qëndrojë për të paktën një vit”, u shpreh fillimisht Guti.
Ai po ashtu tha se Xabi ka karakter dhe duhet të ecë rrugës së tij.
“E di se si është ai. I pëlqejnë gjërat që t’i bëjë siç duhet. Ka karakter. Ai duhet të vazhdojë në atë rrugë. Nuk duhet të lejojë që zhurmat të ndikojnë. Në fund të fundit, nëse je në stol te Real Madridi, je sepse i bën gjërat siç duhet”, vazhdoi ndërkaq ish-mesfushori.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt zhvillohet sonte nga ora 21:00.
/Indeksonline/

