08:59 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / k.v

Guvernatori i BQK-së: Do ta mbajë sistemin financiar të shëndoshë dhe stabil

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, uron të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2021.

“Pas një viti me shumë sfida për shkak të pandemisë, uroj që Viti 2021 të jetë vit sa më i begatë, me shëndet, lumturi, dashuri, paqe dhe mbarësi në secilën familje. Uroj që Viti i Ri që po hyjmë të jetë vit i mbarë për gjithë vendin dhe për qytetarët tanë kudo që janë”.

Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka siguruar edhe njëherë të gjithë qytetarët se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por edhe të mbajë sistemin financiar të shëndoshë dhe stabil./Indeksonline/