75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 28 Qershor 2024 / S Z

Guvernatori i dorëzon Konjufcës Raportin Vjetor për vitin 2023: Konfirmohet stabiliteti i sistemit financiar dhe qëndrueshmëria afatgjate e BQK-së

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili i ka dorëzuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në.

Guvernatori Ismaili e njoftoi Kryetarin Konjufca me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, performancën dhe stabilitetin e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit.

“Raporti përmban pasqyrat financiare të audituara dhe të miratuara nga Bordi i BQK-së. Raporti gjithashtu paraqet qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe Ligji për BQK-në. Vlen të theksohet se ky është viti i parë pas Pavarësisë së Kosovës që BQK-ja si institucion kushtetues, ka arritur të plotësojë normën e përcaktuar ligjore në Llogarinë e Rezervave të Përgjithshme (neni 55 i Ligjit), duke siguruar qëndrueshmërinë financiare. Madje, sipas kërkesave ligjore (neni 56 i Ligjit), BQK-ja ka arritur të alokojë 50% të të ardhurave të ndashme si të hyra për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë për media.

Në njoftimin për media po ashtu thuhet se BQK, si institucion i pavarur kushtetues dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, me profesionalizëm dhe gjithë-përfshirje, mbetet e përkushtuar për arritjen e objektivave dhe realizimin e Planit Strategjik të saj, si dhe në komunikimin institucional në pajtim me mandatin kushtetues.