15:43 / E Enjte, 09 Mars 2023 / B O

Guvernatori Mehmeti e “korrupton” deputeten e LDK-së, ia punëson vëllain

Guvernatori në largim Fehmi Mehmeti e punëson Lumbardh Bunjakun vëllain e deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi.

Burime të “IndeksOnline”, kanë treguar se Mehmeti ka filluar një fushatë të pa precedentë me qëllim që ta dëmtojë apo kthejë në pikën zero procesin e përzgjedhjes së guvernatorit.

Mehmeti ani pse ka kandiduar për mandat të dytë për guvernator ai nga komisioni i BQK-së është heq nga lista pasi kanë vlerësuar se ai gjatë pozitës së guvernatorit ka dëshmuar se nuk ka kredibilitet dhe për atë arsye emri i tij nuk është dërguar fare në Kuvend.

Burime të “IndeksOnline’, kanë treguar se Mehmeti fillimisht për të hyrë në listë ka përdorur drejtorët e bankave me kapital të huaj si “intervencë” por pa sukses.

Sipas burimeve ai dyshohet se ka hy në një marrëveshje “gentile” me deputeten e LDK-së, Valentina Bunjaku ku kjo e fundit dyshohet se i ka premtuar Mehmetit se do ta prish procesin si dhe si këmbim i borxhit ja punëson vëllain në sektorin e regjistrit të kredive.

Pavarësisht insistimit të “IndeksOnline”, për të marr përgjigje nga BQK-ja, kjo e fundit ka preferuar të zgjedhë heshtjen.

Në ndër kohë deputetja e LDK-së, ka thënë se vëllai është në punë që 11 vjet dhe më pas e ndal telefonin.

Ndryshe, sipas BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

Ismaili prinë me 35.3 pikë nga 40 pikët maksimale, ndjekur nga Kryeziu me 34 pikë, ndërsa zëvendësguvernatori aktual ka marrë 33 pikë dhe Himaj që është vlerësuar me 26 pikë.

BQK-ja, aktualisht udhëhiqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshme.

Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit./Indeksonline/