16:22 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Guvernatori Mehmeti e njoftoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë për masat për ndihmë bizneseve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Ëeidinger.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Ëeidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Gjithashtu, Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Ndërkaq, Ambasadori Ëeidinger falënderoi Guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.