10:52 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / B O

Guvernatori Mehmeti flet me shifra, për remitencat, rritjen ekonomike, importin e eksportin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ne konferencën e fundvitit ka treguar rreth zhvillime e ekonomike dhe financiare në vend. Mehmeti u shpreh i lumtur se BQK-ja ka arritur të përballojë me sukses krizat e shkaktuara nga pandemia dhe nga agresioni rus në Ukrainë.

Ai paraqiti një përmbledhje të zhvillime që karakterizuan ekonominë dhe sistemin financiar gjatë vitit 2022.

“Sipas ASK-së norma reale e rritjes së bruto produktit vendor në vitin 2021 ishte 10.75%. Megjithatë, gjatë vitit 2022 ndryshimi dinamil si pashë e luftës në Ukrainë u shoqëruan me rritje të inflacionit. Ku sipas vlerësimeve të BQK-së, BPV-ja në 2022 pritet të shënoj rritje të ngadalësuar prej 3-4%”, ka thënë ai.

“Shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.48 miliardë euro, e cila paraqet një rritje prej 26.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, theksojë ai.

Ai ndër të tjerash tregoi për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë.

“Vlera e remitencave të pranuara deri në fund të muajit tetor 2022 është 1 miliardë euro, që paraqet rritje vjetore prej 5.5%”, tha ai.

Ndër të tjera, Guvernatori foli edhe për eksportin dhe importin e këtij viti.

“Eksporti i shërbimeve deri në shtator 2022 shënoj blerën prej 2.05 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 32.8%, që ka ndodhur kryesisht si rezultat i rritjes se vizitave të bashkatdhetarët tanë dhe turistët në vend. Importet e mallrave dhe shërbimeve deri në muajin shtator të këtij viti janë më shumë prej 5.05 miliardë euro, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë në shumë rreth 2.7 miliardë euro”, ka thënë Guvernatori.