75 Mall Live Search
21:32 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Guvernatori Mehmeti: Mungesa e mërgimtarëve do të jetë goditje për ekonominë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se do të goditemi nga pandemia si rezultat i mos ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, ku brenda vitit shpenzojnë mbi 1 milard.

Sipas tij, koha e pandemisë do të kaloi dhe bashkatdhetarët tonë do të kenë mundësi të vijnë në Kosovë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin e tyre.

Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është afektuar më së shumti nga pandemia, e cila përbëhet kryesisht nga sigurimet jo jetë.

“Ka një rënie drastike në regjistrimin e automjeteve e në anën tjetër vazhdon pagesa e kompanive për dëmet në aksidente që e kap shumën me miliona euro. Andaj apeloj te të gjithë që të regjistrojnë automjetet e tyre”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët në rrugët zyrtare gjatë vitit 2019, kanë qenë 887 milionë. euro.