17:35 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Guvernatori Mehmeti priti në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, znj. Shwarz

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, Sandra Schwarz, ku e njoftoi Shwarz lidhur me veprimet e ndërmarra dhe plotësimin e kushteve që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e informoi Shwarz rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar në vend, e posaçërisht në sektorin e sigurimeve.

Ndërsa Presidentja e Këshillit të Byrove, Sandra Schwarz, ka falënderuar Guvernatorin për informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi mes Këshillit të Byrove dhe BQK-së.