75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 16 Janar 2026 / P M

Guxo “e kap” Mitrovicën, Peci emëron nënkryetarin e komunës

Enis Osmani është emëruar nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, me propozim të kryetarit të komunës, Faton Peci.

Vendimi për emërimin e Osmanit është marrë në kuadër të marrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës lokal, ku edhe subjekti politik Guxo ka propozuar kandidatin e tij për këtë pozitë.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar sekretaren e saj, Aida Doli, për postin e nënkryetares, mirëpo pas konsultimeve të brendshme, posti i nënkryetarit i është besuar Enis Osmanit.

Osmani njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Peci, ndërsa dyshja ka një bashkëpunim të hershëm politik dhe institucional.