75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

GUXO hyn me energji të re në garën për Prishtinën, Jeta Statovci jep sinjale

Jeta Statovci, kryetare e degës së Prishtinës nga partia GUXO, ka paralajmëruar një angazhim të ri politik në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Përmes një reagimi përmes llogarisë së saj në Facebook, ajo theksoi synimin për të sjellë “diçka të re, dinamike dhe plot energji”, që sipas saj do t’i japë kryeqytetit frymën e zhvillimit dhe përfaqësimit që meriton.

Statusi i saj i plotë:

Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Degën e Prishtinës të Partisë GUXO.

Dicka e re, dinamike dhe plot energji që do t’i japë Kryeqytetit frymën e zhvillimit dhe përfaqësimit që meriton!