17:29 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

“Guxo” kërkon publikisht pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, ka reaguar pas lajmit se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje.

Ai ka pyetur se kur ky dikaster do ti takojë Listës Guxo.

‘’Edhe sa Ministra te Shëndetësisë duhet te ndërrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs’’, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook./IndeksOnline/