75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 08 Korrik 2022 / MSH

Guxo për vrasjen e ish-kryeministrit japonez: Abe qendroi afër Kosovës gjatë shtet-formimit

Partia Guxo ka shprehur pikëllim me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kreministrit të Japonisë, Sinzo Abe.

Guxo ka ngritur lartë figurën e Abes, duke thënë se ai qendroi pranë Republikës së Kosovës në procesin e shtet-formimit dhe ishte mik i afërt i Kosovës.

“Partia Guxo dhe gjithë populli i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta shkelqësisë së Tij, ambasadorit japonez në Kosovë z.Akira MIZUTANI, qeverisë së Japonisë dhe gjithë popullit japonez” ka deklaruar Guxo.

Abe ka ndërruar jetë pasi u qëllua për vdekje përgjatë një atentati ndaj tij në rrugët e Naras.

Ky është telegrami i plotë i partisë:

Mëngjesin e sotëm u zgjuam me lajmin e hidhur të atentatit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe si pasojë e të cilit ndërroi jetë.

Shinzo Abe ishte figurë politike që qendroi afër Republikës së Kosovës gjatë procesit të shtet-formimit duke qenë një mik i afërt dhe shembull i udhëheqjes dhe zhvillimit të shtetit.

Partia Guxo dhe gjithë populli i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta shkelqësisë së Tij, ambasadorit japonez në Kosovë z.Akira MIZUTANI, qeverisë së Japonisë dhe gjithë popullit japonez.