75 Mall Live Search
20:55 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / MSH

Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit

Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Donika Gërvalla ka njoftuar se kandidat i Guxo-s për Gjilanin do të jetë arkitekti Ilir Poroshtica.

“Me vendosmërinë e sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant, Iliri po i hyn kësaj gare për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit” u shpreh Gërvalla.

Sipas saj, Gjilanit i nevojitet një kandidat mefrymë të Ilirit, që është profesionist dhe me përvojë.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirë dhe punëtor i këtij vendi, Ilir Poroshtica, do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO.

Me vendosmërinë e sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant, Iliri po i hyn kësaj gare për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit.

Iliri është arkitekt i njohur në Gjilan e projektet e tij janë tashmë të njohura në sektorin privat. Si një sipërmarrës shumë i suksesshëm dhe një menaxher i shkëlqyer, këtë përvojë dhe sukses ai dëshiron ta sjellë edhe në sektorin publik dhe për ketë i duhet besimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Gjilanit.

Tërheqja e personaliteteve me përvojë në administratë dhe profesionistëve të fushave të ndryshme në ekipin e tij, do të jetë një ndër synimet kryesore.

Gjilanit i duhet një ekip i tillë dhe një frymë e tillë. Dhe kjo frymë po vjen me Ilirin.

Urime Gjilan!