08:40 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tollovi tek UP-ja, testi pranues për studentë

Janë hapur dyert e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të gjithë ata që synojnë të bëhen studentë të  tij.

IndeksOnline raporton se janë krijuar radhë të gjata të kandidatëve për të qenë pjesë e Universitetit më të madh publik në vend.

UP-ja ka hapur dyert për mbi 6 mijë studentë, saktësisht 6 mijë e 638 studentë të rregullt, ndërsa gjatë ditës së sotme disa fakultete do të kryejnë testet pranuese. Bëhet fjalë për Fakultetin Filologjik, atë të Arkitekturës ,Ndërtimtarisë dhe Edukimit Fizik.

IndeksOnline ju sjell pamje nga Fakulteti Filologjik: