13:37 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Gvardiol nis bisedimet me finalistin e Champions League

Josko Gvardiol do të largohet nga Leipzig këtë verë. Kjo është kërkesa e lojtarit të cilën ia ka paraqitur skuadrës gjermane.

Leipzig raportohet se i ka hapur derën e bisedimeve Manchester Cityt.

Por kushti i parë është që çmimi i shitjes së kroatit mos të jetë asesi nën 100 milionë euro.

Pep Guardiola e pëlqen shumë qendërmbrojtësin dhe City është skuadra që mund të paguaj këtë vlerë të madhe./Indeksonline/