Gvardiol te Manchester City, a do ta bëhet transferimi i mbrojtësit më të shtrenjtë në histori?

Mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol, është në prag të një transferimi rekord te Manchester City.
Sipas Daily Telegraph, mbrojtësi 21-vjeçar, do t’i kushtojë fituesit të Champions League 86 milionë funte nga RB Leipzig, transmeton IndeksOnline.
“Gvardiol dhe agjentët e tij na treguan dëshirën e tyre për t’u transferuar në Manchester City. Jemi në bisedime me Cityn. Po, për 100 milionë euro plus bonuse, Gvardiol do të përfundojë në duart e forta të Pepes. Vlera e marrëveshjes do ta bënte Gvardiol mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Por mund të duhen edhe disa ditë.” tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl. /IndeksOnline/