75 Mall Live Search
10:41 / E Martë, 10 Mars 2026 / AR

Gwen Stefani: Shtatzënia në moshën 43 vjeç më bëri të kthehem te besimi fetar

Këngëtarja Gwen Stefani ka folur për besimin, duke zbuluar se si shtatzënia në moshën 43-vjeçare e shtyu të kthehej në krishterim.

Muzikantja 56-vjeçare tha se një moment vendimtar ishte shtatzënia e saj me djalin Apollo Bowie Flynn Rossdale, transmeton Indeksonline.

“Doja një fëmijë tjetër. Vërtet e doja. Mendoja se nuk mundesha, se isha shumë e vjetër dhe ato mendime filluan të më përndiqnin”, tha ajo javën e kaluar në një intervistë me kanalin në YouTube “Hallow: Prayers and Meditation”.

Një nxitje shtesë ishte dëshira e djalit të saj të madh Kingston, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç dhe lutej me këmbëngulje për një vëlla/motër. “Ai po lutej: ‘Të lutem, Zot, lejo mamin tim të ketë një fëmijë’. Mbaj mend që mendova: ‘Shiko djalin tim të vogël, ai po lutet për mua!'”, kujtoi këngëtarja, duke shtuar se ajo kurrë nuk ia mësoi këtë.

“Mendoj se katër javë më vonë mbeta shtatzënë me Apollon, të cilin e linda në moshën 44 vjeç. U ngjizva natyrshëm, ishte një dhuratë e vërtetë nga qielli. Kjo ishte mrekullia e parë”, tha Stefani.

Fituesja e çmimit Grammy zbuloi se u ndje e presionuar më pas sepse ndjeu se nuk dinte mjaftueshëm për Krishterimin. “Është pothuajse e frikshme, sepse sa më shumë mëson, aq më shumë frikësohesh. E kupton, ‘O Zot, po më mbaron koha dhe duhet të mbledh veten. Duhet të bëhem një e krishterë e vërtetë! Nuk do t’ia dal,'” shpjegoi ajo./Indeksonline/