Gwyneth Paltrow tregon si arriti të menaxhoj stresin gjatë izolimit në shtëpi

Gwyneth Paltrow vesh një xhaketë të këndshme ndërsa ishte në një shëtitje me burrin Brad Falchuk në Los Angeles të premten pasdite (12 qershor).
Aktorja 47-vjeçare u pa me maskën e saj të zezë në fytyrën e saj ndërsa Brad vendosi maskën e tij blu rreth qafës, teksa shijuan një shëtitje të freskët rreth bllokut.

Duke folur me revistën Shape në një intervistë të re, Gwyneth tregoi për mënyrën sesi ajo po menaxhon stresin që ka sjellë pandemia.

“Mundohem të bëj ushtrime çdo ditë për shpinën dhe qafën për shkak të thirrjeve që po bëjë në Zoom”, tha ajo. “Burri im, Brad, dhe unë bëjmë një shëtitje të paktën tre ose katër herë në javë.”

Gwyneth po ashtu po bën shumë klasa online në internet. Ajo gjithashtu tha që ka zbuluar shumë gjëra në lidhje me veten gjatë periudhës së pandemisë./Indeksonline/