Gyokeres komenton festën e Gabrielit: Nëse nuk di ta krijoj ta veten, le të më kopjojë!

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të thellë 1:5 mbrëmë ndaj Sporting Lisbonës në UEFA Champions League.
Gabriel, mbrojtësi brazilian ishte një prej lojtarëve që shënoi gol dhe bëri një festim të njëjtë si sulmuesi suedez, Victor Gyokeres, shkruan Indeksonline
Pikërisht pas ndeshjes, lojtari i Sportingut foli rreth festës së mbrojtësit të Arsenalit.
“Ai është i mirëpritur të vjedhë, nëse nuk mund të krijojë festën e tij. Nuk e dija që e bëri këtë, por është argëtuese që i pëlqen festa ime”, tha Gyokeres
Kujtojmë se Sportingu pësoi humbjen e parë në Champions League këtë sezon dhe kjo ndodhi pa trajnerin Ruben Amorim, i cili tashmë është pjesë e Manchester Unitedit./Indeksonline/
🎭🗣️ Viktor Gyökeres on Gabriel copying his celebration after beating them:
— CentreGoals. (@centregoals) November 27, 2024
“He’s welcome to steal it if he can’t create his own celebration! I didn’t know he did that, but it’s fun he likes my celebration.” pic.twitter.com/7y1PY2hMCN