75 Mall Live Search
14:47 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / L A

Gyokeres refuzon dy oferta nga Arabia Saudite, preferon kalimin te Arsenali

Viktor Gyokeres është ndër sulmuesit më të kërkuar të këtij afatit kalimtar.

Ai ka njoftuar largimin nga Sportingu, duke bërë të hapur mundësinë për klubet që të nënshkruajnë me të.

Dhe siç raporton mediumi portugez, “Record”, garës i ishin shtuar edhe skuadrat nga Arabia Saudite, Al-Hilal dhe Al-Qadsiyah.

Por të dyja këto oferta u refuzuan nga vetë futbollisti, i cili dëshiron t’i bashkohet Arsenalit, i cili tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me ekipin nga Londra veriore.

Gyokeres në dy vitet e tij në Portugali, ishte shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë në botë, ku numëron 97 gola në 102 paraqitje me gjigantin portugez.

Ai arriti të fitonte titullin në Portugali 2 herë, Kupën e Portugalisë si dhe ishte shpallur lojtari i sezonit në ligën portugeze, për 2 sezone rresht./IndeksOnline/