14:18 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Gyrbetqari sjell në Kosovë modelin e paparë të patikave, me dry dhe me çelës

Secila verë në Kosovë shquhet për një modë më ndryshe. Patikat e bardha dhe bluzat me mbishkrimin “Palm Angels” ishin dikur hit në Kosovë.

Kjo verë duket se ka sjellur një modë më ndryshe. Një gurbetqar sot ka defiluar në Prishtinë me një model të paparë të patikave.

Me dry dhe me çelës, mërgimtari ka marrë vëmendjen e kalimtarëve me të mbathurat e tij. Rreth 800 dollarë është vlera e të mbathurave të modelit “Buscemi”./Indeksonline/