75 Mall Live Search
19:22 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Haaland 3:0 Wolves, Manchester City po fiton në 45 minutat e para

Skuadra e Manchester Cityt është duke fituar 3:0 ndaj Wolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.

Tri gola u shënuan gjatë pjesës së parë, me Erling Haaland që i realizoi të tria, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë realizoi dy gola nga pika e bardhë e penalltisë dhe një në lojë të rregullt pas asistit nga Rodri.

Kujtojmë që në rast se City fiton, i afrohet Arsenalit për vetëm një pikë 83-82 (plus një ndeshje më pak)./Indeksonline/