Haaland “bëhet” nervoz kur dëgjon zërin e Carragherit: Pse është në studio…?
Erling Haaland pas ndeshjes ndaj Real Madridit u paraqit në intervistë në televizionin “CBS Sports”.
Me të filluar intervista, ai dëgjoi zërin e legjendës angleze, Jamie Carragherit, shkruan Indeksonline
Sulmuesi norvegjez u “bë” nervoz: “ohh u bëra nervoz kur po e shoh Jamie Carragherin në studio”.
Carragheri më pas u shpreh: “Mos u bëj nervoz, nuk duhesh të bëhesh nervoz”.
Biseda e plotë:
Micah: “Si je more burrë?
Haaland: “Oh, u bëra nervoz kur shoh Jamie Carragherin në studio”.
Jamie Carragher: “Nuk ke pse të bëhesh nervoz, mos u nervozo”.
Micah: “Haaland, kë preferon në mbrojtje? Rudigerin apo Carragherin?”
Haaland: “Dua të them… mendoj se Rudigerin, sepse Carragher është paksa i lirshëm tani, kështu që duhet të jem i kujdesshëm”.
Kujtojmë se Carragher mori shumë kritika, kur u shpreh “pa dorëza” në rastin e Mohamed Salahut.
/Indeksonline/

