75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / Gj. Sh

Haaland: Besoj se do ta fitoj Topin e Artë

Erling Haaland është një nga favoritet kryesor për ta fituar Topin e Artë për vitin 2023.

Ditë më parë “France Football”, ka publikuar listën përfundimtare me 30 futbollistët e nominuar, shkruan IndeksOnline.

Erling Haaland shihet si një prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë, së bashku me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.

Por sulmuesi norvegjez i cili sezoninqë lam pas fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, FA Cup si dhe Superkupën e Evropës me Manchester Cityn, beson se ai do të jetë fitues i këtij çmimi.

“Unë besoj vërtet në veten time. E di që mund të përparoj ende shumë, jam ende i ri. Por po, mendoj se kam një shans këtë vit”, deklaroi Erling Haaland për “France Football”./IndeksOnline/