75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / AR

Haaland dhe e dashura 19-vjeçare në pushimet verore, dalin fotografitë nga Franca

Erling Haaland është ende duke shijuar pushimet e merituara. Sulmuesi i Manchester City po rrëzitet në ujërat dhe diellin e jugut të Francës, me partneren dhe miqtë e tij. Superylli norvegjez madje performoi diçka të ngjashme me një festë goli teksa u hodh në det, ndërsa e dashura Isabel Johansen shihet teksa ia lidh gërshet flokët.

Ai u fotografua gjithashtu duke bërë ski uji teksa tregoi se është një njeri me shumë talente, ndërsa Isabela dhe miqtë e tij i bashkohen argëtimit. Isabel, 19 vjeçe, u takua me Erling në qytetin e tyre norvegjez të Bryne, ku ajo ishte gjithashtu anëtare e akademisë së klubit të futbollit.

His partner Isabel Johansen joined in the fun

Ata kanë mbetur të afërt që atëherë dhe filluan të takoheshin rreth kohës kur sulmuesi iu bashkua Borussia Dortmundit. Një burim tha më parë: “Marrëdhënia e tyre duket të jetë mjaft serioze. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erling dhe tani ajo është në puishime me të. Isabel është e njohur për bukurinë e saj në Bryne. Ata e kanë njohur gjithmonë njëri-tjetrin”.

Jugu i Francës është pika e fundit e ndalimit për Haaland dhe partneren e tij, e cila gjithashtu është fotografuar duke festuar në një varkë në Ibiza, në fillim të kësaj jave, ku yllit të City iu bashkua babai i tij, ish-mesfushori i “qytetarëve”, Alfie.

The star will return to City later this month

Haaland, 22 vjeç, është me pushime të zgjatura pasi e ndihmoi Manchester City të siguronte tripletën historike në sezonin e tij të parë në futbollin anglez, me fitoren 1-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, muajin e kaluar.

Sulmuesi më pas shënoi tre gola në kualifikimet e Norvegjisë për “Euro 2024”, kundër Skocisë dhe Qipros, duke e çuar numrin e tij në 61 gola në 61 ndeshje për klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit 2022-2023.

Përveç suksesit ekipor me City, sezonin e kaluar, Haaland fitoi edhe çmime individuale: futbollisti i sezonit në Premier League dhe futbollisti më i mirë i sezonit për “Shoqatën e Shkrimtarëve të Futbollit”. Ai gjithashtu shënoi një rekord prej 36 golash në Premier League, për të fituar “Këpucën e Artë”.

Haaland holiday