22:52 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Haaland i lë të gjithë pa fjalë, në dy ndeshje me Dortmundin ka shënuar 5 gola

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmund në javën e kaluar kishte shënuar hat-trick në ndeshjen kundër Augsburg.

Mirëpo qëllimi i tij duket se është ta gjejë portën e kundërshtarit dhe të shënoj, kjo pasi që në ndeshjen e sotme kundër Kolnit ai arriti të shënoj edhe dy herë tjera.

Ajo që është edhe më befasuese është që futbollisti në dy ndeshje ka luajtur vetëm 56 minuta, pasi që në dy ndeshjet ai ishte rezervist.

Me transferimin e këtij futbollisti duket se Dortmund i ka rënë pikës./Indeksonline/.