Haaland i rikthehet golave, Manchester City merr kreun e Premierligës

Manchester City e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Premierligën angleze dhe ka marr kreun e tabelës.
Qytetarët në ndeshjen e javës së 24-të, shënuan fitore si nikoqire e Evertonit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat për kampionin e Anglisë dhe atë Evropian i shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutat 71′ dhe 85′.
23-vjeçari nuk ka shënuar gol që nga ndeshja ndaj Leipzigut në Champions League më 28 nëntor.
Kjo për faktin se Haaland nuk ka luajtur që nga 6 dhjetori si pasoj e një lëndimi, derisa u kthye të luaj në dy ndeshjet e fundit ndaj Burnley dhe Brentfordit.
Manchester City me këtë fitore merr përkohësisht kreun e tabelës me 52 pikë, një më shumë se Liverpuli.
Në anën tjetër, Evertoni mbetet në vendin e 18-të në tabelë, më 19 pikë./IndeksOnline/