75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / Gj. Sh

Haaland kthehet nga lëndimi, i gatshëm për Bayernin

Erling Haaland është drejt rikthimit nga lëndimi.

Sulmuesi norvegjez pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchenit, shkruan IndeksOnliine.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Haaland po stërvitet normalisht dhe do të jetë “i pranishëm” kundër Southampton të shtunën, që do të thotë se pjesëmarrja e tij në çerekfinalen vendimtare kundër Bayern Munich do të jetë e sigurt.

Haaland nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga pushimi i ndeshjeve të kombëtarve, ku si pasojë e lëndimit nuk u paraqit as për Norvegjinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024./IndeksOnline/