75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / B O

Haaland merr iniciativën të ribashkojë grupin legjendar të rokut

Sulmuesi i Man City, Erling Haaland dëshiron të ribashkojë grupin pop rock Oasis, i cili u nda në vitin 2009.

Dy vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher janë fansa të mëdhenj të norvegjezit dhe këtë fakt ai do të tentojë ta shfrytëzojë për ribashkimin e tyre.

“Ndoshta ata kanë nevojë për një paqebërës norvegjez që t’i bashkojë ata. Kjo nuk do të thotë se do të jem unë. Por sigurisht që mund të jem unë” ka thënë Haaland.

Vëllezërit Gallagher kanë qenë mbështetës të flaktë të Manchester Cityt që nga fëmijëria.

Në fund të prillit, Noel vizitoi skuadrën e Pep Guardiolës në zhveshtore pas fitores vendimtare kundër rivalëve për titull, Arsenal./Indeksonline/