Haaland merr reagime për çantën e tij, kaq ka shpenzuar për të
Çanta e dorës e Erling Haalandit ka ngjallur reagime.
Së bashku me ekipin kombëtar norvegjez, Erling Haaland ka udhëtuar përtej Atlantikut për Kupën e Botës.
Çanta e dorës e yllit të Manchester Cityt po bën që faqja më e madhe e modës në Norvegji, MinMote, të reagojë .
Çanta është një Hermès HAC Birkin 50 “Endless Road” në ngjyrë gri perle. Modeli është ndër valixhet më ekskluzive nga shtëpia franceze e luksit dhe karakterizohet nga formati i saj i gjerë, lëkura e fuqishme dhe detajet në metal të veshur me paladium, shkruan faqja e modës.
Çmimi për një çantë të përdorur thuhet të jetë 36,628 euro.
Haaland, tani do të përgatitet për ndeshjen e parë të grupit ndaj Irakut, të mërkurën./IndeksOnline/

