Haaland mund të largohet, Dortmundi gati të rikthejë Isak

Situata jo e mirë te Dortmundi mund të provokojë largimin e disa lojtarëve, mes tyre edhe të Haalandit.
Nëse drejtuesit do ta shisnin bomberin e tyre mund të rikthejnë një tjetër lojtar të ri, Aleksander Isakun, të cilin e shiti dy vjet më parë te Real Sociecadi.
Rendimenti i 21-vjeçarit gjithmonë ka qenë në rritje e gjithashtu vlera e tij është rritur teksa Dortmundi duhet të vendosë nëse do ta përdorë klauzolën e riblerjes apo jo verën e ardhshme.
Sipas akordit, klubi gjerman mund ta rimarrë suedezin për 30 milionë euro, ndërsa pas skadimit të këtij akordi, çmimin do ta vendosë vetë Sociedadi.