Haaland mungon nesër, ja kur do të kthehet

Erling Haaland “ndihet më mirë” dhe mund të rikthehet për t’u përballur me Fulham të shtunën, sipas trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.
Haaland u zëvendësua në pjesën e parë në një barazim pa gola kundër ish-klubit të tij Borussia Dortmund më 25 tetor, sepse ai kishte ethe dhe një goditje në këmbë.
Ai humbi fitoren në ligë ndaj Leicester City dhe do të mungojë kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
“Erling nuk do të jetë në dispozicion për nesër”, tha Guardiola.
“Ai ndihet më mirë në krahasim me të shtunën dhe të dielën, por jo 100 për qind”.
“Ne nuk duam të rrezikojmë, nuk ka kuptim. Shpresojmë që ai të kthehet ndaj Fulham”.
Haaland ka shënuar 22 gola në 15 ndeshjet e tij të para për Cityn.
City përballet me Sevillan në shtëpi, pasi tashmë ka siguruar vendin e parë në grupin e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Guardiolës luan me Fulhamin të shtunën.