Haaland në ‘Camp Nou’? Po ndodhë një takim në zyrat e klubit katalunas

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në gjithë Europën.
Ashtu siç shkruan, Fabrizio Romano – agjenti i lojtarit, Mino Raiola është në Barcelonë këtë momente, shkruan IndeksOnline
Raiola është duke biseduar me drejtuesit e Barçës për një transferim të mundshëm të sulmuesit norvegjez në ‘Camp Nou’.
“100% e vërtetë, Mino Raiola është në Barcelonë këto momente”, ka shkruar Romano.
Kujtojmë që Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni. Për ta janë të interesuar shumë klube, përfshi: Real Madridin, Chelsean, Manchester Cityn, PSG-në dhe Barcelonën./IndeksOnline/
Erling Haaland’s agent, Mino Raiola & Haaland’s father are in Barcelona to meet with FC Barcelona President Joan Laporta (Via Sport) pic.twitter.com/BMU8G3ppQF
— International Champions Cup (@IntChampionsCup) April 1, 2021